Shoqata e Gazetarëve Europianë në mbështetje të RTV Ora: Të mos cënohet puna e gazetarëve dhe politika editoriale

Shoqata e Gazetarëve Europiane, dega Shqipëri, kareaguar për sekuestimin e Ora TV dhe Ora News. Ata sjellin në vëmendje se kyurdhër ka shumë “koinçidenca”, ku përfshihen 2 televizione kritike ndajQeverisë dhe punës së Bashkisë Tiranë, ndërsa theksojnë se për çdo shqetësimdhe problematikë ndaj cënimit të lirisë editoriale apo punës së gazetarëve, dotë ngrejnë fortë zërin në Këshillin e Europës dhe institucionet e rëndësishmeeuropiane.

Shoqatae Gazetarëve Europiane, dega Shqipëri është organizata e rradhës që ka reaguarashpër për situatën e krijuar pas urdhërit për sekuestrim të dy Televizioneve,Ora dhe Ora News.

Nëdeklaratë thuhet se ky urdhër ka shumë “koinçidenca”, ku përfshihen 2televizione kritike ndaj qeverisë dhe punës së Bashkisë Tiranë.

Përtë përforcuar këtë pjesë, sillet në vëmendje edhe gjobat që u vendosën ndaj OraTelevizion nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e shoqëruar dhe me vendimin përmbyllje.

MegjithatëShoqata e Gazetarëve Europiane inkurajon institucionet të vijojnë hetimet ndajçdo të dyshuari, pa u ndikuar politikisht.

Ndërtë tjera në dokument nënvizohet se në raportet e organizatave prestigjoze për lirinëe medias, Reportët pa Kufij apo Freedom House kanë evidentuar se qeveriaaktuale e drejtuar nga Edi Rama, synon me ndërhyrje direkte të kontrollojëmedian e pavarur.

Apelinë letrën e tyre shkon edhe për gjithë faktorin ndërkombëtar që mos të harrojënë asnjë moment, se në raportet më të fundit për lirinë e medias, Shqipëria karënë ndjeshëm, duke shfaqur tendenca të qarta të një regjimi autoritarist.

Këshillii Europës dhe institucione të tjera të rëndësishme janë instancat në të cilatShoqata e Gazetarëve Europiane shkruan se do të adresojë çdo shqetësim dheproblematikë ndaj cënimit të lirisë editoriale apo punës së gazetarëve të OraTV dhe Ora News.

Deklarata e ShGE:

Shoqata e Gazetarëve Europiane, dega Shqipëri e kandjekur nga afër situatën e krijuar me 2 televizionet, RTV Ora dhe Ora News,pas urdhërit për sekuestrimin e pasurive të pronarit Ylli Ndroqi, me akuzën emosjustifikimit të pasurisë dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

AEJ Shqipëri, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm mepërfaqësuesit e 2 televizioneve, dhe shpreh mbështetjen ndaj gjithë stafit nëveçanti gazetarëve për të vijuar misionin e tyre duke informuar publikun meprofesionalizëm si kanë bërë deri tani.

Apelojmë institucionet që të kenë kujdes të shtuarndaj punonjësve të medias, duke mos cënuar punën e tyre me ndërhyrje direkte nëpolitikën editoriale, siç është vërejtur më parë me episode flagrante.

Bie në sy fakti se ky urdhër ka shumë “koinçidenca”,ku përfshihen 2 televizione kritike ndaj Qeverisë dhe punës së Bashkisë Tiranë.Pjesë e tyre është fakti se këto televizione më parë janë gjobitur e urdhëruaredhe mbyllja me pa të drejtë, nga institucione shtetërore. AEJ inkurajoninstitucionet të vijojnë hetimet ndaj çdo të dyshuari, pa u ndikuarpolitikisht.

Apelojmë gjithë faktorin ndërkombëtar që mos tëharrojë në asnjë moment, se në raportet më të fundit për lirinë e medias,Shqipëria ka rënë ndjeshëm, duke shfaqur tendenca të qarta të një rregjimiautoritarist. Në të gjitha raportet si Reportët pa Kufij, Freedom House etj,është evidentuar se Qeveria aktuale e drejtuar nga Edi Rama, synon me ndërhyrjedirekte të kontrolloj median e pavarur, shqetësim i ngritur disa herë edhe ngadegët tona në Europë.

AEJ Shqipëri, po ndjek nga afër situatën e krijuar në2 televizionet, Ora News dhe RTV Ora, dhe për çdo shqetësim dhe problematikëndaj cënimit të lirisë editoriale apo punës së gazetarëve, do të ngrejë fortëzërin në Këshillin e Europës dhe institucionet e rëndësishme europiane.