Ekzekutohet 27-vjeçari në Shkodër, viktima probleme me gjakmarrjen, vrasja dyshohet për larje hesapesh

Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarëmëngjesin e kësaj të dielë në qytetin e Shkodrës. Ai është Gjin Ndoji i njohurndryshe dhe me mbiemrin Boriçi. I riu rezulton me probleme të gjakmarrjes pordhe person me precedent penal në fushën e trafiqeve të paligjshme. Këto dypista dyshon policia si shkak të ekzekutimit të të riut.

Qyteti i Shkodrës është zgjuar me një atentat mëngjesin e kësaj të diele,ku viktimë mbeti një 27-vjeçar.

I riu me dy identitete u vra rreth orës 6 të mëngjesit në fshatin Shkjezë,pranë Bushatit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Gjin Ndoji, i njohur ndryshe dhe me mbiemrin tjetër Boriçi, u qëllua pranëautomjetit të tij tip BMW, të cilin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë meqira.

I riu është gjetur nga kalimtarët në rrugë të cilët kanë njoftuar policinë.Këta të fundit shprehen se e kanë gjetur të riun me plagë të shkaktuar nëpërdorimi i armës së zjarrit.

Ndaj të riut janë shtënë disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur nëvend, ndërsa policia bën me dije se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja.

Autorët të cilët janë larguar vendi i krimit kanë djegur automjetin 1kilometër më larg, tek vendi i quajtur Bendi i cili shërben si kufi mesBushatit dhe Lezhës.

Makina e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për vrasjen e 27 vjeçarit
https://youtu.be/sITOwPRF57I

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi hetimor nën drejtimin eProkurorisë së Shkodrës, ku deri më tani janë ngritur dy pista.

Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i të riut ka ardhur si shkak i gjakmarrjesose i konflikteve për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Kjo e fundit është ngritur si pista nga policia pasi i riu ishte një personme precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit ndaj personave dhe trafiqevetë paligjshme.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se i riu jetonte mes Shqipërisë, Holandësdhe Italisë.

Policia ngriti pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve, porderi më tani gjurmët e tyre kanë humbur bashkë me armën e krimit të përdorur përvrasjen e 27-vjeçarit me dy identitete.

https://youtu.be/0t-fRACT0iU
https://youtu.be/LG5JywCRBfs