Familjarët nuk lejohen në spitalet Covid, në ankth për gjendjen shëndetësore të pacientëve

Meorë të tëra para dyerve të spitaleve Covid, këta qytetarë presin të mësojnë përgjendjen shëndetësore të të afërmve.

Mëfatlumët  mund të mësojnë për situatën etë afërmve kur ata janë në gjendje të mirë, por për të tjerët gjithçka vështirësohet.

“Nuk na jep njeri informacion zyrtar,një e drejtë që i takon cdo qytetari. Kush është më mirë del në dritare dhe thotëqë është mirë. Informacioni sigurohet vetëm me ndonjë sanitari apo infermiere.”

Ankthibëjnë që të qëndrojnë dhe me ditë të tëra pranë ambienteve të Sanatoriumit.

“Edhe përgjigjen, edhe nuk përgjigjen.Rrimë presim.”

“Nuk na japin informacion prej 10 ditësh.I kemi dhënë numrin doktorit, por asnjë gjë. Ikim në darkë, se s’mund të rrimëroje pas dere.”

Enjëjta situatë është edhe në spitalin Infektiv, ku koordinimi për informacionmungon. 

Familjarëtnuk lejohen në ambientet e brendshme të spitalit, ndaj edhe ushqimi nga shtëpiadërgohet në orare të caktuara. 

Tëlodhur dhe të frikësuar mundohen të gjejnë çdo rrugë për të mësuar sado pak përsituatën e pacientit, e sigurisht ata që kanë të afërm në spital kanë dhe mundësinëmë të madhe për tu qetësuar.