Laçi, pa spital, rrafshuar një muaj më parë, pirgu i inerteve mbetet ende aty

Irrafshuar rreth një muaj më parë nga IKMT për shkak të dëmtimit nga tërmeti,spitali i Laçit vazhdon të jetë një grumbull i madh inertesh. Urgjenca e tijështë zhvendosur në një qendër bamirësie ndërsa qytetarët ankohen se nuk kanëku të kryejnë vizitat.

Këto janë pamjet e shembjes së spitalittë dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. Ajo çka mbeti u rrëzua në tokë në 17 korrik, por ende sot e kësaj dite në vend të një pune për spitalin  ri shohim këtë grumbull inertesh.

Pas rrafshimit të godinës urgjenca eSpitalit është zhvendosur në një qendër bamirësie, larg kushteve të nevojshmepër një shërbim bashkëkohor.

Një numër i vogël pacientësh trajtohennë këtë repart ndërsa të tjerët dërgohen drejt spitali rajonal të Lezhës ose nëkryeqytet.

Vetë ata tregojnë për situatën evështirë në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në Kurbin.

“Nukkemi vend vizite. E kanw prishur spitalin dhe as kanw pwr ta bwrw.”

Në kushtet e pandemisë mungesa e njëspitali është akoma më shqetësues.

Deri në këto moment në qytetin e Laçitkanë rezultuar të prekur me COVID-19 disa mjekë dhe infermierë të cilët janëkarantinuar në banesat e tyre.