Basha: Turizmi në ditën më të keqe, 100 mijë punonjës rrezikojnë punën
Kryetari i PartisëDemokratike, kërkon masa dhe ndihme të menjëhershme dhe konkrete për sektorin eturizmit. Në një postim në facebookkryetari i opozitës thotë se si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Ramadhe premtimeve të pambajtura për t'i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmishqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.
Turizmi një nga sektorët kryesorë të ekonomisë,është më i godituri nga kriza ekonomike.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari iPD-së, Lulzim Basha, thotë se 100 mijëpunonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnëpunën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve.
“Sipasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t'iardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.”
Lulzim Basha, thotë se një qeveri epërgjegjshme duhet të subvencionontekonsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkretembështetëse.
“Shqiptarët,por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenëmundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit tëfunksionojë. Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande tëplazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalëdhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.”
Partia Demokratike, thotë Lulzim Basha, popunon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t'i vijë në ndihmëturizmit dhe gjithë ekonomisë ndërsa thotë se do t'i jepet fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.