RENEA në kërkim të thikës me të cilën u vra Regis Runaj, gjejnë 2 armë, dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale
Gjendet dy armë zjarri në lumin Shkumbin të cilat janë dërguar për ekspertizë në Tiranë., pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.
Polumbarët e RENEA-s ishin duke kërkuar thikën me të cilën u vra Regin Runaj kur gjetën armët.
Policia publikoi më herët videon e operacionit ku polumbarët e RENEA-s kërkojnë në lumin Shkumbin për të gjetur thikën me të cilën është ekzekutuar Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në afërsi të varrezave të Elbasanit.
Sipas policisë viktima, 23 vjeçari është qëlluar plot 27herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se polumbarët e RENEA-s e kanë gjetur thikën të mbështjellë me një qese plastike.
Për krimin janë arrestuar Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
“Nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre. Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. ” informoi sot zv/drejtori i policise se qarkut Elbasan, Alket Shatro Si dy miqte u ekzekutuan nga dy vrases me pagese