Këshilli Shqiptar i Medias: Sulmi ndaj Sonila Meços nga Frrok Çupi shkelje flagrante, të mos botohen shkrime të tilla
KëshilliShqiptar i Medias ka reaguar në lidhje me sulmin që i është bërë personalisht gazetaresSonila Meço.
Këshillii referohet një shkrimi të datës 4 gusht në gazetën Tema me Autor Frrok Çupi kusulmohet personalisht gazetarja Meço.
“Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim ndaj klimës së sulmeve kundër gazetareve e gazetarëve nga kolegët e tyre me qëllim denigrimi. Sulme të tilla kanë qenë të herëpashershme dhe nuk kanë kursyer kolegë të rreshtuar nga të tëra anët, gra e burra, shqiptarë e të huaj. I fundit në këtë listë është sulmi ndaj gazetares Sonila Meço botuar në gazetën Tema me 4 gusht 2020 me autor z. Frrok Çupi. Sulmi, dukshëm me natyrë personale dhe ad hominem është në shkelje flagrante me Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar. Specifikisht, neni 16 i Kodit të Etikës kërkon që marrëdhëniet mes gazetarëve të jenë marrëdhënie solidariteti e konkurrence të ndershme dhe që mediet mos përdoren për rivalitetet e probleme personale a profesionale.” – shkruhet në reagimin e KSHM.
KMSHshprehet se një artikull i tillë është i papranueshme për etikën e gazetarisë nëvend dhe u bën thirrje kryeredaktorëve që të mos botojnë shkrime të tilla.
“Ky artikull është i papranueshëm përstandardet e etikës së gazetarisë kombëtare e ndërkombëtare. Përveçse një sulmipersonal, shkrimi bëhet akoma më i rëndë në kushtet kur gazetarët e Ora Newsdhe TV Ora, 2 televizione kritikë me Qeverinë Shqiptare janë të rrethuar mepolicë, nën trysninë e një ekzibicioni dhune nga ana e Qeverisë Shqiptare. KShMu bën thirrje kryeredaktorëve që të mos pranojnë të botojnë shkrime të tilla qëdëmtojnë në radhë të parë besueshmërinë e vetë medias që i boton, por, së dytidëmtojnë rëndë profesionin e gazetarit, nivelin e gazetarisë dhe besimin eaudiencës. KShM dhe mediet partnere shprehin solidaritetin me gazetaren Meçodhe me tërë gazetarët e tjerë që janë bërë objekt sulmi kohët e fundit, shpeshpër shkak të qëndrimeve të tyre kritike.”