Liban, Macron premton ndihma: Ju garantoj se nuk do përfundojnë në duar të korruptuara
Disazyrtarë të Libanit janë vënë nën arrest shtëpiak teksa vijojnë hetimet përkatastrofën humanitare që krijoi shpërthimi i fuqishëm i dy ditëve më parë. Tëpaktën 157 persona humbën jetën dhe 5 mijë të tjerë mbetën të plagosur nëkryeqytetin Bejrut.
Qeveria libaneze i ka dhënë hetuesve katër ditëkohë për gjetjen e përgjegjësive për shpërthimin e fuqishëm të ditës së martë,dhe ka urdhëruar arrestin shtëpiak për disa zyrtarë.
Forcat e kërkim-shpëtimit vijuan punën përnxjerrjen e personave të zënë poshtë rrënojave nga vala goditëse.
Pasojat katastrofike i pa nga afër të enjtenedhe presidenti francez, Emanuel Makron, pas takimeve me zyrtarët e lartë tështetit.
Në vendin e Lindjes së Mesme të mbërthyer ngakriza financiare dhe së fundmi edhe pandemia e koronavirusit, Makron premtoireforma për rimëkëmbje me të gjithë aktorët politikë.
Lëvizjen e tij përkrah presidentit vendës,Mishel Aun, e shoqëruan turma të irrituara qytetarësh, të cilët bënë thirrjekundër qeverisë dhe kreut të shtetit, dhe i kërkuan t'i japë fund regjimitaktual të akuzuar prej muajsh si i korruptuar.
"Nëditët që vijnë do të organizohemi në nivel Evropian për të mbledhur fonde.Vizita ime këtu është një mundësi për dialog të sinqertë me liderët politikëdhe institucionalë. Ju garantoj se ndihmat tona nuk do përfundojnë në duar tëkorruptuara. Të gjitha forcave politike do u propozoj një pakt, sepse ky shpërthimduhet të shënojë një epokë të re."
Shpërthimi në depon ku ruhej një sasi prej2,750 tonë nitrat amoni apo plehu kimik u mori jetën dy ditë më parë të paktën157 banorëve të Bejrutit dhe la 5 mijë të tjerë të plagosur.
Përpos jetëve të humbura dhe shkatërrimitinfrastrukturor, bashkë me godinat përreth u dëmtua të martën edhe një prejreparteve kryesore të bojës në vend, që e ka lënë Libanin me më pak se një muajrezerva gruri për popullsinë.
Teksa në kryeqytet është shpallur gjendjadyjavore e jashtëzakonshme, më shumë se 300 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpidhe dëmet llogariten deri 15 miliardë dollarë.
Si masa lehtësuese në këtë periudhë krize,banka qendrore e Libanit u ka sugjeruar degëve private të japin kredi painteres në dollarë për qytetarët dhe bizneset e prekura.