Liban, arrestime pas shpërthimit, hetohet ngjarja, disa zyrtarë akuzohen për neglizhencë

Disazyrtarë të Libanit janë vënë nën arrest shtëpiak teksa vijojnë hetimet përkatastrofën humanitare që krijoi shpërthimi i fuqishëm i dy ditëve më parë. Tëpaktën 135 persona humbën jetën dhe 5 mijë të tjerë mbetën të plagosur nëkryeqytetin Bejrut.

Qeveria libaneze ka urdhëruar vendosjen nëarrest shtëpiak të disa zyrtarëve që pretendohet se janë përgjegjës përshpërthimin e fuqishëm të ditës së martë.

Zjarri në një depo ku ruhej një sasi prej2,750 tonë nitrat amoni apo plehu kimik u mori jetën të paktën 135 banorëve nëportin e kryeqytetit Bejrut dhe la 5 mijë të tjerë të plagosur.

Forcat e kërkim-shpëtimit vijuan edhe tëenjten punën për nxjerrjen nga rrënojat të çdo personi të zënë poshtë godinavenga vala goditëse.

Presidenti i vendit, Mishel Aun, falënderoinjë ditë më parë vendet fqinje dhe nga e gjithë bota për solidaritetin dheparalajmëroi hetim të paanshëm të tragjedisë.

"Nuk ka fjalë për ta përshkruarkatastrofën që i ndodhi Bejrutit, që e transformoi atë në një zonë fatkeqësie.Një hetim sa më i shpejtë duhet t'i ndëshkojë përgjegjësit."

Në kryeqytet është shpallur gjendja dyjavore ejashtëzakonshme, ndërsa mes qytetarëve është rritur pakënaqësia ndajautoriteteve për keqadministrimin e sasisë së madhe të kimikateve që prejvitesh ishin sekuestruar nga një anije dhe mbaheshin afër godinave të tjera.

Përpos jetëve të humbura dhe shkatërrimitinfrastrukturor bashkë me godinat përreth u dëmtua të martën edhe një prejreparteve kryesore të bluarjes së grurit në vend, duke e lënë Libaninpërkohësisht me më pak se një muaj rezerva të grurit për banorët.

Më shumë se 300 mijë banorë kanë mbetur pashtëpi dhe dëmet në kryeqytet sipas guvernatorit të tij llogariten deri 15miliardë dollarë.

Organizata për të drejtat e njeriut,"Amnesty International" ka bërë thirrje për një hetim të pavarur dheapolitik të ngjarjes, ndërsa komunitetit ndërkombëtar i ka apeluar ta përkrahëLibanin me ndihma humanitare në një kohë kur përveç krizës ekonomike, përballetedhe me një sfidë si koronavirusi i ri.