Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropianeqë po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimittë karantinës kombëtare në muajin qershor.

Në kryeqytetin francez, shumë parisianëshprehen megjithatë kundër detyrimit të maskave ndaj koronavirusit.

Infeksioni i kovidit-19 në Francë ka arriturkulmin e dy muajve të fundit, menjëherë nga dhënia fund masave të izolimit të përqytetarët.

Rreth 1,700 raste të reja u regjistruan të mërkurënnë të gjithë vendin, rreth katërfishi i rasteve ditore që raportoheshin nëmuajin qershor ndërsa numri total i jetëve të humbura u rrit mbi 30 mijë.

Këshilli shkencor i qeverisë franceze njoftoitë martën se një valë e dytë e pandemisë pritet ta godasë vendin në vjeshtë osedimër.

Resortet bregdetare e kanë bërë të detyrueshmembajtjen e maskave për këmbësorët duke kufizuar edhe lëvizjet në plazhe, poredhe qytetet po mendojnë të aplikojnë masa kufizuese.

Kryeqytetasit në Paris vazhdojnë të mos e mirëpresinidenë e autoriteteve lokale për detyrimin e maskave në lagje të caktuara, mestyre pikat më turistike dhe perimetri përqark lumit të Senës.

"Përmendimin tim, është e panevojshme kur nuk ka shumë njerëz, përndryshe maskatvlejnë.

“Poshtyjnë me forcë ligje për maskat dhe gjëra të tilla dhe nga ana tjetër as nukbëjnë përpjekjen më të vogël të investojnë në testimin sa më shpejt të popullatës,që mund të ishte një mënyrë më e lehtë për ta kaluar pandeminë."

"Unëjam absolutisht pro maskave, dhe duhet të ishin bërë me detyrim më herët, edhepse nuk janë të rehatshme."

Franca nuk është i vetmi vend evropian që posheh një shpërthim të pandemisë në javët e fundit.

Situata paraqitet shqetësuese edhe në Spanjë,ku në 24 orë u shtua me 1,700 pacientë të rinj bilanci i të infektuarve, dukearritur në 305 mijë; Zvicra ka njoftuar karantimin e të gjithë personave qëvijnë nga Spanja, Gjermania po e aplikon një vendim të ngjashëm për të ardhuritnga qytetit belg i Antverpit ndërsa edhe Greqia të mërkurën shënoi 124 tëprekur të rinj me koronavirusin e ri brenda ditës, bilanc ky më i larti prejjavësh në shtetin mesdhetar.

Që nga fillimi i pandemisë, i gjithëkontinenti evropian ka konfirmuar rreth 1 milion e 800 mijë raste infeksionidhe më shumë se 180 mijë viktima nga kovidi-19.