Bolivi, krematore portative për djegien e kufomave, 40 dollarë shërbimi

Në Bolivi, inxhinierët kanë ndërtuar furra të posaçme portative për të ndihmuar familjarët dhe autoritetet me numrin e kufomave të mbetura në morge dhe rrugë prej koronavirusit.

Numri i lartë i viktimave prej koronavirusit dhe ngarkesaderi në limit e varrezave ka shtyrë banorët dhe bizneset në Bolivi të mendojnëpër mënyra për ta lehtësuar disi situatën.

Për shtresat më të varfra në zonat më të goditura meinfrastruktura të dobët funerale, inxhinierët vendas kanë ndërtuar një krematortë posaçëm për djegien e kufomave.

Furra portative ka fuqinë për ta shpërbërë trupin e njeriutbrenda 90 minutave dhe ky shërbim u kushton banorëve shumëfish më pak sesadjegia me metoda tradicionale.

"Duhet të mendojmë ekonomikisht, si për sa i përketinvestimit fillestar, edhe familjeve. Shërbimi ynë i krematorit kushton mes 250dhe 280 dollarëve bolivianë, gati 40 dollarë amerikanë. Krematorët tradicionalëkushtojnë deri 1 mijë apo 2 mijë dollarë amerikanë."

Në Bolivi, deri tani janë regjistruar mbi 83 mijë tëinfektuar me kovidin-19, sëmundje që u ka marrë jetën më shumë se 3,300personave që prej zbulimit të saj në vend 5 muaj më parë.

Viti shkollor është pezulluar për rreth 2 milionë studentë qëe ndjekin nga shkurti në nëntor.

Vala e infeksionit po përhapet shpejt duke vënë në vështirësisistemin e brishtë shëndetësor.

"Ne po ulim ngarkesën e virusit, po eliminojnë burimete infeksionit. Spitalet janë të mbushura me doktorë të sëmurë, me kufoma, menjerëz që bashkëjetojnë me kufomat në shtëpi apo që i braktisin ata në rrugë përtë mos u infektuar vetë. Krematori është një zgjidhje praktike."

Amerika Latine të martën kaloi Europën duke marrë stafetën erajonit më më shumë viktima nga koronavirusi i ri në botë, gati 30 për qind tëtotalit apo rreth 210 mijë jetë të humbura.

Brazili mban vendin e parë i ndjekur nga Meksika, porpandemia po avancon me shpejtësi edhe në shtetet si Kolumbia, Peruja dheArgjentina.