Ari arrin vlera historike në bursa, rritje trefishore vlera e argjendit
Situata gjeopolitike në botë popasqyrohet me mbivlerësimin e metaleve të çmuara dhe një rikuperim të çmimit tënaftës pas rënieve rekord në muajt e pandemisë.
Metalet e çmuara si ari dhe argjendi poarrijnë vlera historike në bursa në mesin e pasigurive ekonomike dhe politike tënxitura prej koronavirusit të ri.
Që prej fillimit të pandemisë, vlera earit shënoi të mërkurën për herë të parë kuotën 2050 dollarë për ons apo 32 përqind më shumë se në muajt e parë të vitit.
Me një rritje të përafërt treshifroreraportohet edhe vlera e argjendit, në kuotën e afro 27 dollarëve për ons, bakri2,9 dollarë, platini 977 dollarë dhe paladi rreth 2,200 dollarë për ons.
Ekspertët parashikojnë që tendenca përrritje do të jetë edhe më agresive për argjendin në muajt që vijnë, pasi merikthimin e ekonomisë në ritmet e mëparshme, do të përmirësohet konsumiindustrial dhe kërkesa për metalin e shndritshëm që shfrytëzohet nga shumësektorë.
Të tjerë faktorë ndikues janë raportet eacaruara mes SHBA-së dhe Kinës, apo zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëShtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkak për mbivlerësimin e këtyreprodukteve në bursa është edhe pritshmëria e investitorëve për rritje einflacionit teksa qeveritë dhe bankat qendrore në botë miratojnë paketastimuluese trilionadollarëshe, ndaj metalet fisnike shihen si një investim isigurt në rast luhatjesh ekonomike.
Të mërkurën, edhe vlera e arit të zi nëtregjet financiare vijoi prirjen pozitive të pesë ditëve të fundit duke prekurvlerën e rreth 45,6 dollarëve fuçia, ndërsa nafta bruto e standardit amerikan uafrua drejt pragut të 43 dollarëve fuçia, rreth 19 për qind më poshtë nga vitinë vit.
Ndërkaq në Europë, Eurostat raportoi njëpërmirësim të aktivitetit tregtar.
Sektori i shitjeve në eurozonë raportoi5,7 për qind rritje në muajin qershor nga muaji i mëparshëm, pas rënieve rekordnë mars dhe prill kur shumica e vendeve të BE-së nisën të aplikojnë karantinë tëashpër prej pandemisë në popullatë.
Shitjet më të mëdha u regjistruan nëIrlandë, Spanjë dhe Itali, ndërsa Gjermania dhe Austria pësuan ulje, ndërkohë qëshitjet me internet në qershor zbritën me 6,8 për qind në të gjithë bllokun eeurozonës, duke i bërë bizneset tradicionale më të preferuar për konsumatorët.