Stuhia “Isaias” drejt Kanadasë
Kanadaja ka rritur gatishmërinë prej stuhisë "Isaias" që prej fundjavës së kaluar ka lënë disa viktima në Ishujt Karaibe dhe në brigjet lindore të SHBA-së.
Stuhia tropikale"Isaia" ka shkaktuar të paktën pesë viktima gjatë lëvizjes në brigjetlindore të SHBA-së dhe po i drejtohet tani Kanadasë në veri.
Tornadoja që solli me vete reshje tëdendura shiu dhe përmbytje u mori jetën dy banorëve të martën në banesën e tyrenë Karolinën e Veriut, ndërsa të paktën tre shtetas amerikanë mbetën të vdekurnë shtetet e New York, Delauerit dheMerilendit.
Përveçse rrënoi banesat ku kaloi, shiratdhe erërat e fuqishme përmbytën zonat e ulëta dhe shkëputën energjinë elektrikepër rreth 1 milion e gjysmë shtëpi dhe biznese në lindje.
Në shtetin e New Jersey, guvernatoriurdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në New York fqinj,autoritetet shpërndanë paketa emergjence, pompa, motosharra për pemët e rrëzuaradhe thasë me rërë për të bllokuar vërshimin e ujërave në qendrat e banuara.
Ishujt e Karaibeve, Puerto Rikoja dheRepublika Domenikane në fundjavë raportuan pasoja të ngjashme dhe të paktën 2viktima.
Qendra e Uraganeve në Kanada ka paralajmëruarse stuhia tropikale pritet të godasë edhe vendin me shira veçanërisht të dendurderi 60 milimetra në provincën lindore të Kebekut.
Forca goditëse e stuhisë është ulur,megjithatë, dhe reshjet mund të bien në harkun e dy-tri orëve duke rrezikuarvetëm përmbytje të lehta në zona të caktuara.
Kanadezët që jetojnë në rajonet eprekura janë këshilluar të pastrojnë kanalet dhe pusetat dhe të shmangin lëvizjetme automjete në orët e vona.