Arrestohet në Lezhë 51-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllimekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të PolicisëLezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e njështetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunimme Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasinshqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Anton Kola, 51 vjeç, banues nëIshull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarnga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuarme 6 vite e 10 muaj burgim, për veprën penale"Trafikim i lëndëvenarkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.