Organizonte dasma, policia i vë gjobë 1 milion lekë administratorit të një lokali në Fier

Shërbimete Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjektetë ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma nëkundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar ngaPolicia e Shtetit.

Përsubjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policiae Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnëaktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masatkufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.