OFL u dërgon formularin për pasurisë 7 personave
Vijonedhe ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Raul Zenunaj , me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;
Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë";
Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale "Trafik i femrave për prostitucion";
Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’idërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.