Basha: Modeli ynë për përzgjedhjen kandidatëve do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehetse PD do të përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme nga elita e saj politike.

Basha përmes një postimi nëFacebook shkruan se ky është një proces risi në politikën shqiptare.

“Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit tëKandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit,Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtëproces risi të politikës shqiptare. PD do të përfaqësohet në përballjen eardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete tëshquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni iVlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit tëkandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.”

Basha ka shprehur edhe mirënjohjeedhe për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dheFondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, PartinëPopullore Evropiane - PPE, për mbështetjen.

“Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar tëPartisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve,duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus tërëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-sëdhe aleatëve të saj. Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI,konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjentonë të madhe politike, Partinë Popullore Evropiane - PPE, që na kanëmbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që aitë ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe nëgjithë Rajonin.”

Basha shton se ky model ku dëgjohetzëri i anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë edhe modeli përqeverisjen e ardhshme.

“Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do tëjetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, kuzëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin eardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli përqeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjetpër Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesori imi dhe i PD. Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, meprogramin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorët endezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin epashmangshëm të rrotacionit politik.”