Pikëpyetjet e hetimit të SPAK, në 11 ditë u vendos sekuestrimi i 26 pasurive dhe dy televizioneve
Një ditë pas rrethimit të RTV Ora dhe Ora Newsme forca speciale të policisë të maskuar dhe të armatosur, janë zbardhur detajetë reja nga hetimi i SPAK që u finalizuame vendimin e gjykatës për sekuestrimin e dy mediave.
Procedimi pasuror siç e pranon edhe vetë SPAK,ka nisur në datën 21 korrik, dhe 11 ditë më vonë, në datën 1 gusht, gjykata kavendosur sekuestrimin e 26 pasurive ku bëjnë pjesë edhe dy televizionet.
Në një hark kohor prej vetëm pak ditësh, SPAKka arritur në përfundimin se pronat ku përfshihen edhe mediat, duhensekuestruar. Harku kohor i epidoseve për të cilat flet SPAK, nis në vitin 1998dhe vazhdon deri 22 vite më vonë deri në datën e regjistrimit të procedimitpasuror në korrik 2020.
Është e paqartë se si dy prokurorët e SPAK kanëarritur të administrojnë të dhëna për aktivitetin 22-vjeçar të një sipërmarrësinë një kohë kur institucionet e shtetit kanë filluar lejet e zakonshme dhe kurafati minimal për kthimin e përgjigjeve nga hipotekat, tatim taksat dheinstitucionet e tjera në raste të ngjashme ka qenë dy javë deri në një muaj.
Si bazë për sekuestrimet prokuroria e posaçmepërmend aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat eDrejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga të cilat ekziston njëdyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie se shtetasi Ylli Ndroqi ka qenë ipërfshirë në aktivitete kriminale.
Në kërkesën e prokurorisë për vendosjen esekuestros, por edhe në vendimin e gjykatës, nuk evidentohet asnjë provë apofakt që të argumentojë urdhrin për bllokimin e mediave.
Afati 11 ditor në të cilin është vepruarkrijon qartë idenë e një nxitimi të prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prençipër tu marrë me këtë çështje, në një kohë kur në SPAK, ndodhen të harruara nësirtarë mbi 600 procedime pasurore që janë në kufirin e skadimit të afatevendërkohë janë lënë mënjanë për të përqendruar gjithë vëmendjen tek hetimi dhesekuestrimi i dy organeve mediatike.
Vendimi i SPAK bëhet edhe më i diskutueshëm nëkushtet kur si bazë ligjore citohet ligji Nr. 10192, datë 03.12.2009, në njëkohë kur episodet e pretenduara kanë ndodhur në vitin 1998, duke e bërë tëpazbatueshëm dhe pa asnjë efekt dispozitën në fjalë.
Një tjetër fakt që ngre pikëpyetje në lidhjeme këtë çështje është edhe shpejtësia me të cilën kanë vepruar prokurorët DritanPrençi e Vladimir mara pas datës 21 korrik, duke kryer një hetim të pretenduarvoluminoz ndaj presidentit të Yldon Media Group, në të njëjtën kohë kur kanëpërgatitur edhe dosjen ndaj 22 komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shijakpër të cilën dorëzuan urdhër-arrestet në gjykatë në datën 28 korrik dhe kurezultoi se mes personave të shpallur në kërkim ishin edhe dy të vdekur.
Në vendimin e sekuestrimit të dy mediave, nuk citohet asnjë ekspertizë kontabël dhe asnjë raport financiar që të mbështesë pretendimet për pasuri të pa justifikuara, një veprim ky bazik i kërkuar për raste të ngjashme nga kodi i procedurës penale.
Lexo edhe: Goditje politike e paprecedentë: SPAK sekuestron RTV Ora dhe Ora News