Mblidhet komisioni në PD, Ruli: Sot jam dakord me çdo aksion politik. Mustafaj: Do zgjedhim më të mirët
Komisionii verifikimit të kandidatëve në partinë demokratike, zhvilloi mbledhjen e parë.Genc Ruli, ish-kritik i fortë i Bashës vlerësoi procesin ndërsa foli përpjekuri të kësaj force politike. Ndërsa Besnik Mustafaj, tha se kandidatët e propozuarjanë emra serioz
Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PartinëDemokratike, ka nisur menjëherë punën duke zhvilluar mbledhjen e parë.
Pjesë e këtij komisioni është ish-kritiku ifortë i Bashës, Genc Ruli, i cili në përfundim të mbledhjes vlerësoi procesin enisur brenda PD-së, ndërsa tha se ftesa ndaj tij tregon pjekuri të lidershpit tëkësaj force politike.
“Takimiishte i domosdoshëm sepse u kërkua vetë nga anëtarët e komisionit. Është njëkomision që vepron më së pari mbi besimin që duhet të ketë anëtarësia e PD-së.Mendoj se po t’i shohësh janë gjenerata të ndryshme të historisë së PD-së.Pavarësisht ndryshimeve që kanë, cilësia e tyre është se janë gjakftohtë dhepavarësia për të përzgjedhur kandidaturat.
Kyproces është deklaruar nga Basha është një politikë e hapjes. Unë vetë para 3viteve kam qenë kritik ndaj disa proceseve në atë kohë. Ftesa që më bëhet muaështë një shenjë e pjekurisë dhe mendjehapjes së PD-së. Sot kam bindjen dhe jamdakord me veprimtarinë e PD-së në dy vitet e fundit. Ndjehem i vlerësuar qëmund të jap kontribut sot në përzgjedhjen e një ekipi kandidatësh sa mëcilësor, në atë që do të jetë një nga fitoret më të mëdha të PD-së.”
Ndërsa ish themeluesi i PD-së, Besnik Mustafaj PD tha se propozimet edemokratëve kanë qenë serioze dhe se procesi për të është i vështirë.
“Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e miapersonale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur nëhistorinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka njëprurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në tëgjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.
Ne jemi seriozishttë angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnëburime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe përShqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi,të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe mëkomplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”
Komisioni u përshëndet edhe nga kryetari PD-së, Lulzim Basha, i cili në njëpostim në rrjetet sociale shkruan se përzgjedhjae kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re nëdemokratizimin e partive politike shqiptare.
Kreu i opozitës thotë se me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin e plotë dhe serioz, rrotacioni politikë është i pa shmangshëm.