Etleva Deda në Vetting, firmosi sekuestrimin e dy televizioneve kur pret ankimimin
GjyqtarjaEtleva Deda rezulton ta ketë firmosur vendimin për sekuestrimin e dytelevizioneve Ora dhe Ora News në një moment delikat të karrierës së saj. Pas konfirmimitnë detyrë KPK ajo ndodhet në fazën e pritjes së ankimimit nga komisionerëtpublikë në KPA ku mbi 90 për qind e gjyqtarëve e prokurorëve janë shkarkuar.Vettingu ka gjetur shuma cash të pa deklaruara nga gjyqtarja ndër vite, poredhe diferenca në pasuri të cilat Deda i ka justifikuar si fitime nga kursi ikëmbimit.
Gjyqtarja Etleva Deda e cila firmosi vendiminpër të rrethuar me policë televizionet ora dhe ora nevvs nuk e ka kaluar ende Vettingunme vendim të formës së prerë.
Ajo është konfirmuar në detyrë nga KPK, porndodhet në një situatë pritje pasi ende nuk ka kaluar afati që komisioneripublik ka në dispozicion për ta ankimuar në KPA konfirmimin e saj në detyrë.
Sipas ecurisë së deritanishme të proceseve KPAka shkarkuar më shumë se 90 për qind e gjyqtarëve për të cilët komisioneri ka bërëankim.
Vendimi ndaj gjyqtares Etleva Deda u shpallnga KPK më 16 qershor 2020.
Gjatë procesit të hetimit dhe të gjykimit nëKPK, u evidentuan problematika në lidhje me disa shuma monetare të mbajtura ngagjyqtarja në gjendje kesh në banesë, të cilat nuk ishin deklaruar.
“Nuk ekam vlerësuar se e njëjta shumë duhej deklaruar edhe në një zë tjetër të asajdeklarate, si gjendje cash. Dua të theksoj se kjo pasaktësi nga ana ime ka qenëe paqëllimshme. vlerësoj se veprimet e kryera prej meje janë të qarta dhemosdeklarimi i gjendjes cash në fund të vitit 2007 ka qenë një pasaktësi epaqëllimshme. Gjatë analizës financiare ka rezultuar një balancë negative nëvlerën 379 mijë lekë për shlyerjen e vlerës së apartamentit prej 115 m2 qëgjyqtarja disponon në tiranë të blerë në dy këste me vlerë totale 92 mijë euro.Hetimi I pasurisë gjeti edhe diferenca me burime të pa justifikuara të cilatvetë gjyqtarja I argumentoi në KPK si të krijuara nga kursi i këmbimit.
Nëlidhje me diferencën negative të konstatuar, ju bëj me dije se edhe unë,sikurse shumica e popullsisë, këmbimin e lekut në euro, e kam kryer në momentetmë të volitshme, duke ndjekur kursin e këmbimit. Si shumën e kredisë, edhe tëardhurat nga shitja e dyqanit në datën 24.12.2007, ashtu edhe kursimet nga pagandër vite, i kam konvertuar nga lekë në euro në kohë të ndryshme, duke ndjekurkursin e këmbimit në favor të euros. Aktualisht nuk mund të përcaktoj se me sai kam këmbyer (kjo pasi jo vetëm që është kohë e largët, por edhe se ështëveprim i kryer në shuma të ndryshme në kohë të ndryshme).”
Një tjetër element që bie në sy në vendimin e KPK ndaj gjyqtares Etleva Deda është se nuk është analizuar dhe nuk është përmendur episodi I vitit 2011 kur KLD e shkarkoi Etleva Dedën nga drejtuese të gjykatës së krimeve të rënda pas vjedhjes së parave të sekuestruara që mbaheshin në dhomën e provave të institucionit.
Lexoni të gjitha lajmet: Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News