Kosovë, Sindikata e Infermierëve në protestë, kërkon mbështetje financiare
Sindikata e Infermierëve, Mamive dheProfesionistëve të tjerë shëndetësorë në Kosovë kërkon që të paguhen dy herë mëshumë për kujdestarinë e pacientëve me kovidin e ri në turnin e natës. Numri irasteve të reja ditore në vend është i lartë ndërsa rreth 250 janë viktimat.
Dukerespektuar distancën dhe duke mbajtur maskën si dy masa për parandalimin ekovidit-19, infermierë dhe ndihmësmjekë protestuan të hënën para selisë sëqeverisë së Kosovës.
Sindikatae Infermierëve dhe Mamive kërkoi më shumë mbështetje si financiare, edhelogjistike për të përballur kushtet e vështira të punës dhe oraret e zgjaturaprej pandemisë në vend.
Numritotal i të diagnostikuarve me koronavirus në vend ka arritur në 8,800, nga tëcilët 450 ndodhen në spital ndërsa gati 250 të tjerë nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjesprej 22 marsit.
PërFitim Havollin, kryetarin e sindikatës, ky fluks pacientësh e ka bërë imediatenevojën për rishikim e pagesës së komunitetit infermieror veçanërisht përturnin e natës, që sipas tij duhet dyfishuar tashmë.
"Kërkesa jonë e drejtë dhedirekte ka qenë që nga 18 euro të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje tëpagave sepse duke iu falënderua këtij organizimi sindikal dhe profesional ata ekalkulojnë edhe gjendjen ekonomike edhe aspektin buxhetor të Kosovës nuk domerremi tani me rritje dhe paga.”
NëKosovë në mesin e të infektuarve me koronavirusin e ri janë edhe rreth 500profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.
Nëmënyrë simbolike 18 infermierë që ishin pjesë e protestës i dorëzuan veshjet epunës për t'ia ofruar kabinetit qeveritar për të ndjekur një prej turneve tëtyre.
Nëdy ditët e fundit, vendimet e qeverisë së Kosovës dhe të pushtetit vendor rrethpandemisë së kovidit-19 kanë ngjallur pakënaqësi të mëdha te shumë kategoriekonomike
Demonstratavekundër autoriteteve iu bashkuan të dielën asociacioni i institucioneveparashkollore private, i çerdheve dhe i kopshteve, prej mungesës së koordinimitinstitucional.
Institucionetkosovare thonë se po hartojnë protokolle për të konkretizuar në detajemenaxhimin e situatës me pandeminë, ndërsa organet e shëndetit publik vijojnëapelin për respektimin strikt të distancave, higjienës, përdorimin e maskave,dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve për të pamundësuar përhapjen eventualetë infeksionit.