Isa Mustafa fiton “betejën” me koronavirusin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kaarritur ta kalojë pa probleme koronavirusin.
Në një test të dytë ai ka rezultuar negativ. Është vetë Mustafa që e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook ditën e sotme (1 gusht).
Postimi i plotë nëFacebook
Dua te ndaj me julajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.
Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjentime të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzëntime, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin;motrat dhe vëllezërit.
Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që mëudhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. DrAfrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. VeneraBerisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnëshumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.
Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dheUniversiteti i Prishtinës!
Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti,Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê,Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin ePrishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasitshqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin EdiRama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, GramosRuçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dheambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott,ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitësdhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre përshëndetin tim.
Miq të nderuar, kishteedhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.
Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruannjë pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarëpo ndodhë.
Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe qëtjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.
Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmërregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.
Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse medhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën tëafërmit e tyre.