Thaçi flet për viktimat nga Covid-19: Jam i pikëlluar dhe trishtuar
Kohët e fundit Kosova po përballet me një situatë tëvështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarëve kashkuar në 8,555 total ndërsa 236 qytetarë kanë humbur jetën.
Rastet janë në rritje çdo ditë, duke alarmuar tëgjithë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thashi përmes një postimi në “Facebook” ika shprehur familjarëve të viktimave ngushëllime dhe ndihet i pikëlluar përvdekjen e shumë qytetarëve.
"Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH", ka shkruar ai.