Rezulton pozitiv me koronavirus kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme (2 gusht).

Është vetëai që e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin e tij Facebook.

Ai shkruanse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë serioze teksa edhe ditën e sotme është shënuar një bilanc negativ.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima të tjera.