Thaçi mesazh ngushëllimi kryeministrit Rama: Sot një ditë pikëllimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2020, 10:21
Presidenti I KosovësHashim Thaçi përcolli mesazhet e ngushëllimit kryeministrit Edi Rama përhumbjen e nënës së tij, Aneta.
“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH”
Aneta Rama ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82-vjeçare.