Veterani shqiptar i luftës ndan videon prekëse: Jam me Covid-19, po më del flaka, lutuni për mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2020, 15:27
Zekri Agushi, një veteran lufte kosovar ka ndarë nërrjetet sociale një video ku tregon se është prekur nga koronavirusi. Gjendje etij është e rëndë, ka temperature dhe i ka humbur vetëdija. Gjatë luftës ai kahumbur krahun e tij.
Ai i kërkon shqiptarëve të luten për të!
"Përshëndetje shqiptarë kudo që jeni! Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. E pesta ditë dhe flaka më doli. Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, shprehet ai në video.