E trishtë/ Humb jetën nga Covid-19 gazetari i njohur shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2020, 19:30
Gazetari dhe shkrimtari i njohur Musli Berisha ngaKosova ka ndërruar jetë sot si pasojë e koronavirusit.
Prej dy javësh ai po luftonte me Covid-19, por fatkeqësishtnuk arriti të fitonte dot betejën me këtë sëmundje.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ndërsa kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu i ka drejtuar familjarëve një mesazh ngushëllimi.
“Zëri i tij karakteristik do të mbahet mendgjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës sëzyrës do t’i mungojë një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull”,shkruhet në këtë mesazh.
Kryetari Agim Aliu ka thënë se Ferizaj, gazetaria dhe letërsia varfërohet me humbjen e Berishës.


