Qeveria e re, Presidenti: Mandatin do ja jap atij që më bind se ka 61 deputetë

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se do t’i japëmandatin për formimin e qeverisë cilitdo përfaqësues që në listat zgjedhorekanë marrë deputetë në Kuvend dhe i cili siç thotë, “do ta bind se ka shumicënprej 61 depuetë”.

“Norma kushtetuese enenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë – mandatin e merr kandidati ipartisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidentipraktikisht nuk ka kurfarë hapësire për manovrim”, thotë Pendarovski nëintervistën për numrin më të ri të javores “Fokus”.

Sipas tij nuk janë paraparë kurfarë kushtëzime shtesë tëtipit të kërkesës për garanci për karakterin unitar të shtetit, reforma nëshërbimet e sigurisë etj, pasi gjithë atë që e pamë në vitin 2017 “paraqisteshkelje flagrante të aktit më të lartë juridik”.

“Më konkretisht dot’ia ndajë mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore qëkanë marrë deputetë në Kuvend e cila do të më bind se ka shumicë prej 61deputetë”, ka thënë Pendarovski.

Seanca konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare ështëcaktuar për të martën e javës së ardhshme (4 gusht).

Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar qënë afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i Shtëpisë legjislative, mandatin përpërbërjen e Qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, apo partitë që kanëshumicë në Kuvend.

Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit tëmandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe propozim për përbërjen eQeverisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15korrik, koalicioni i drejtuar nga LSDM “Mundemi” fitoi 46 deputetë, koalicionii VMRO-DPMNE-së 44, BDI ​​15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, EMajta 2 dhe PDSH një mandat.