Maqedoni e Veriut, paqartësi për koalicionin, të martën mbahet seanca konstitutive, 120 deputetë të rinj

Nën masa tëveçanta për shkak të koronavirusit, Maqedonia e Veriut mban të martën seancën epërbërjes së re parlamentare. Zgjedhjet e muajit të kaluar nuk i siguruanshumicën asnjërës prej dy partive kryesore maqedonase, dhe vijojnë bisedimet megrupimet shqiptare për koalicionin.

Parlamentii Maqedonisë së Veriut pritet të martën të mbajë seancën e konstituimit dhe tëbetimit të deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut.

Procesielektoral i siguroi shumicën socialdemokratëve në pushtet të ish-kryeministrit,Zoran Zaev, 46 mandate, 2 më shumë sesa opozitarët e VMRO-DPMNE-së.

Dukeditur përbërjen e dhomës legjislative me 120 vende, asnjëra prej grupimeve më tëmëdha nuk ka marrë mazhorancën parlamentare.

Siforca përcaktuese të aleancave politike shihen partitë shqiptare, me në kryeBashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

15mandatet e BDI-së së bashku me LSDM-në do të formonin një shumicë të brishtëparlamentare dhe do të mundësonin vijimin e aleancës së shkuar.

Medietlokale raportojnë se një kusht i shqiptarëve është posti i kryeministrit, qësipas një teorie mund t'u jepet atyre në vitin e fundit të katërvjeçaritqeveritar.

Njëtjetër grupim etnik, ai i Aleancës për Shqiptarët i Ziadin Selës, thotë se nuki beson Ahmetit dhe se po vazhdon negociatat me aktorë të tjerë politikë për tëbashkuar 12 mandatet e veta.

Liderii VMRO-së, Hristjan Mickovski, tha të dielën se ai nuk do e mbështeste njëkoalicion të zgjeruar me LSDM-në si kundërpërgjigje ndaj bllokut shqiptar për çështjene kryeministrit.

Edhepër VMRO-në një kryeministër shqiptar do të ishte në kundërshtim me parimet esaj.

Bisedimetpër koalicionin do të vijojnë deri më 14 gusht.

Ky ështëafati formal kur presidenti Stevo Pendarovski duhet të propozojë mandatarin eqeverisë dhe në fillimin e shtatorit ky i fundit duhet të marrë edhe miratiminnë kuvend të platformës qeverisëse.