Në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur dhe 139 raste me koronavirus, 534 pacientë shërohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2020, 18:37
6 të vdekur dhe 139 raste të reja me Covid-19 ishte bilancii kësaj të premteje nga pandemia në Maqedoninë e Veriut.
Në total në 24 orët e fundit janë kryer1,377 teste.
Për rastet e reja pozitivekryeson Shkupi me 36 raste, e ndjekur nga Gostivari, Kërçova, Kumanova dhe Shtipi.
NdërkohëInstituti i Shëndetit Publik raportoi për 534 pacientë të shëruar.
Numrii përgjithshëm rasteve të diagnostikuar në vend që nga fillimi i epidemisë është10754, numri i pacientëve të rikuperuar është 6554, numri i vdekjeve është 486,dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3714.