Gjendje e rëndë nga Covidi në Kosovë, Hoti: Përballja me pandeminë “është mision kombëtar”

Kryeministrii Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si të rënduar situatën e pandemisë nëvend. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të rspektojnë masat për të parandaluarpërhapjen e koronavirusit. Edhe festa e Kurban Bajramit i ka gjetur pabesimtarë xhamitë, pas urdhrit të qeverisë për të shmangur frekuentimin përshkak të rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Gjendja me pandeminë në Kosovë është erëndë dhe për këtë arsye Kryeministri Avdullah Hoti, e ka vënë theksin tekrespektimi i masave.

Bashkë me urimin për festën e KurbanBajramit, Hoti falenderoi qytetarët që zbatuan thirrjen për të mos i vizituarobjektet fetare në këtë ditë feste për besimtarët myslimanë.

“Unësot i falenderoj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditëfeste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionetdhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt.Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë tëvetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Hoti.

Deklaratën Hoti e bëri gjatë vizitës nëQendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku teksa përgëzoi bluzat e bardha përluftën me virusin në frontin e parë u shpreh se përballja me pandeminë “ështëmision kombëtar”.

“Unëjam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë dhe për tëdëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimetpër javët dhe për muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet t’i bëjmë nëkëtë drejtim. Gjendja është e rëndë”, tha Hoti.

Shifrat e të prekurve në ditët e funditnë Kosovë kanë njohur rritje.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve mekoronavirus ka shkuar 8,104,  212pacientë kanë humbur jetën dhe 4,463 janë shëruar.

Një ditë më parë, Bashkësia Islame eKosovës mori vendimin që Kurban Bajrami të mos falet në xhami, për tëparandaluar përhapjen e koronavirusit.