I prenë rrugën drejt bregdetit, ndalohet në Morinë ish ushtari i UÇK-së, lirohet pas 40 minutave. Urdhërarrest nga Serbia

Ish-luftëtari i UCK-së Murtez Kastrati nga Lipjani është ndaluar në kufirin shqiptar nga policia shqiptare. Sipas kreut të veteranëve të luftës së UÇK-së në Kosovë ndalimi i tij është bërë pas hartimit të një liste me urdhër arreste nga Serbia dërguar Interpolit. Ndalimi i tij është konfirmuar dhe nga ministria e Jashtme e Kosovës, ndërsa policia shqiptare përgënjeshtron lajmin.

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës është ndaluar përkohësisht nga policia shqiptare bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Serbia.

Ngjarja është denoncuar ngakryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati Kosovë.

Ai njoftoi të dielën paradite se policia e Shqipërisë ka ndaluar  ish-pjesëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin nga Lipjani.

Sipas tij ndalimi është bërëbazuar te një listë me urdhër-arreste që Serbia ka dërguar në INTERPOL.

Kreu i organizatës së veteranëvetë UÇK u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të lirojnë Murtez Kastratindhe të mos marrin në konsideratë urdhrat e arrestit të lëshuar nga Serbia.

I kontaktuar nga Ora News, HysniGucati tha se ndalimi i veteranit të UÇK-së3 është njoftuar nga familjarët dhemiqtë e tij të cilët kanë qenë prezent në doganën e Morinës, kur Kastrati poudhëtonte drejt Shqipërisë për pushime.

Burimet e policisë thanë se aiështë mbajtur për rreth 40 minuta në pikën kufitare, ndërsa më pas është lënë ilirë për të vijuar drejt bregdetit shqiptar.

Për rastin në fjalë ka reaguaredhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj e cila shkruanse Kastrati është ndaluar nga policia shqiptare, por është liruar pasverifikimeve.

Haradinaj-Stbulla thotë se kapasur një komunikim për ngjarjen me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Ora News pyeti policinë e shtetitnë Tiranë për këtë incident por kjo e fundit e mohoi që në Shqipëri të jetëarrestuar ndonjë veteran i UÇK-së.

Ndalimi për verifikim i Kastratitka nxitur reagimin e opozitës e cila përmes anëtarit të kryesisë së PD KreshnikÇollaku akuzoi se Tirana zyrtare është kthyer në shërbëtore të rëndomtë tëBeogradit, e cila mbështet ndarjen e Kosovës.

 Ai ndër të tjera shkruan se Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shërbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht çfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.