Policia kthen qytetarët që mësynë xhamitë për falje të Kurban Bajramit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2020, 10:55
Me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot nuk është falur Kurban Bajrami më besimtarë islamë.
Vendimi është marrë si masë për mospërhapjen e mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.
Por disa qytetarë mësynë xhamitë të premten në mëngjes, ku u pritën nga Policia dhe u kthyen pas, raporton koha.net foto: AP