Zjarri masiv përfshin kullota e pyje mes Tepelenës e Gjirokastrës, shuhet pas 10 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2020, 09:01
Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë pas 10 orësh zjarrin që u përhap në kullotat dhe pyjet mes fshatrave Lekël dhe Hormovë në Tepelenë mbrëmjen e 2 gushtit.
Zjarrfikësit dhe policia ka punuar gjithë natën fillimisht për izolimin e flakëve të cilat nëse nuk ndërhyhej mund të rrezikonin edhe banesat e fshatit Hormovë.
Kjo pasi era po bënte që zjarri të avanconte.
Flakët u arritën të shuhen në mëngjes ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe shkaqet dhe autorët e mundshëm. Dyshohet se ndonjë bari mund të ketë ndezur zjarr për të ripërtërirë tokat.

Deri më tani njoftohet se ka vetëm dëme materiale drurët frutorë dhe kullota.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe banorë të dy fshatrave si dhe forcat e policisë.
