Po kthehen nga plazhi, ja akset që duhet të shmangni, ka trafik të rënduar
Fundjavagjithmonë sjell një trafik të rënduar në rrugët e Shqipërisë pasi shumë qytetarëvendas apo dhe nga rajoni i drejtohen bregdetit tonë për të pushuar.
Shumë prej akseve janë bllokuar prej orësh teksa policia vijon punën për lirimin e trafikut.
Në orën 20:00policia njofton se ka trafik të ngarkuar në:
Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje. Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.
Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.
Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut. Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit - nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.
Aksi kompleksi Lura - Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë. Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.
Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale. Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme.

