Temperaturat e larta rihapin vatrat e zjarreve në zonat malore, digjet masivi pyjor në Mirëditë
Temperaturat e larta kanë sjellë rikthimin e vatravetë zjarreve sidomos në zonat malore.
Në zonën e Mirditës prej ditësh në masivin pyjor nëfshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës është kthyer në një shqetësim të madh.
Këtë të dielë (2 gusht) janë riaktivizuar vatrat ezjarrit duke djegur një sipërfaqe të madhe me lis, shkozë dhe gështenja. Era kafavorizuar flakët duke iu afruar me shpejtësi dhe banorët e zonës.
Dy ditë më parë në këtë zonë u ndërhy nga ajri për vëniënnë kontroll të situatës por duket pa rezultat.
Edhe në Tropojë masivi pyjor në malin e Dragobisë ështëpërfshirë nga flakët.
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen ngatoka. Ndërsa temperaturat e larta bëjnë që flakët të përhapen me shpejtësi
Edhe pylli me pisha në Seman në vendin e quajturgodul flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Pafarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve, dendësia eshkurreve ka bërë që vënia në kontroll e situatës të jetë e vështirë.