Çala: Me koronavirusin do vijojmë të bashkëjetojmë deri në 2021 ose dhe përtej

Në përballjenme koronavirusin padyshim që shumë të vështirë e kanë mjekët të cilët janë nëfrontin e parë.

I ftuar nëhapësirën e intervistës në Ora News, mjeku psikiatër Gentian Çala shprehet semjekët janë rënduar nga ana psikologjike për shkak të kushteve në të cilat atopunojnë.

Ai thotë senuk ka mjekë konsultues që tu vijnë në ndihmë mjekëve që janë në frontin e parënë përballjen me koronavirusin.

Gentian Çala: Ekzistonvetëm një numër i gjelbër për këshillim psikologjik. Nuk jam në dijeni nëse kandihmë nga ana psikologjike e stafeve mjekësore që janë në vijë të parë të luftësme pandeminë. Ka orare të tejzgjatura, temperatura të larta, mjekët punojnë meato veshjet e mëdha. Zgjatja e pandemisë e rrit problematikën e stresit që atopërjetojnë. Në vendet e tjera ka një studim që thotë se niveli i stresit tek toështë mbi 70 përqind se tek njerëzit normal.

Puna apo kjo përballje me pandeminë na bën që të kuptojmë më shumë dhe si të përballemi dhe të bashkëjetojmë me pandminë. Unë besoj që deri në vitin 2021 ose dhe përtej tij ne do të vijojmë të bashkëjetojmë me këtë virus. Edhe me daljen e vaksinës do të duhet kohë të implementohet ajo.

Gjithashtumjeku psikiatër, Çala u shpreh se covid-19 nuk është virusi i fundit që na pretndaj duhet të jemi të gatshëm që të përballemi me të tjera.