Greqia ndryshon vendim, lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës
AutoritetiGrek i Aviacionit Civil ka njoftuar se është lejuar që të udhëtohet për nëGreqi dhe që nga Greqia deri më datën 15 gusht.
Autoriteti Grek i Aviacionit Civil njoftoi se do të lejohentë gjitha fluturimet për në Greqi, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tëulen vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, të gjitha fluturimetnga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lejohen të ulen vetëm në Athinë deri tëShtunën e 15 Gushtit.
Aeroportet e tjerë do të mbeten të paaksesueshëm për shkaktë masave parandaluese të vendit kundër pandemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, autoritetet greke zgjatën të premten pezullimin epërkohshëm të fluturimeve nga dhe për në Turqi deri të Shtunën e 15 Gushtit. Autoritetigjithashtu njoftoi se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga një aeroport iEmirateve të Bashkuara Arabe, Bullgaria dhe Rumania janë të detyruar tëparaqesin një rezultat negativ të testit për Covid-19 pas mbërritjes. Rregullatparashikojnë se testi duhet të kryhet deri në 72 orë para se udhëtarët të hyjnënë Greqi.
Të gjithë udhëtarët për në Greqi janë ende të detyruar tëplotësojnë Formularin e Identifikimit të Pasagjerëve 24 orë para se të hyjnë nëvend.
Fluturimet për në Greqi dhe nga Tirana apo Shkupi, më parëishin ndaluar përkohësisht saj një direktive që do të rishikohej më 1gusht.
Greqia filloi hapjen për turistët më 1 korrik,sipas udhëzimeve të sigurisë së ekspertëve të shëndetit dhe Bashkimit Evropian.