Gjermani, SHBA tërheq 12 mijë trupa

Trupat amerikane nëEuropë do të zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme për shkak se sipasUashingtonit aleatët nuk po paguajnë buxhetin që u takon për mbrojtjen brendaNATO-s. Rreth 12 mijë trupa do tërhiqen nga Gjermania.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin më shumëtrupa se ç'pritej nga Gjermania për t'i zhvendosur ato në vende të tjera mëstrategjike të Europës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, informoi të mërkurënse me urdhër të presidentit Donald Trump selia e ushtrisë amerikane në Europëdo të zhvendoset prej qytetit gjerman të Shtutgarit drejt Belgjikës, ndërsapersoneli aktual në vend do të zvogëlohet me 12 mijë trupa.

6,400 ushtarë aktivë do të kthehen në SHBA ndërsa 5,600 tëtjerë do të shpërndahen në vendet e NATO-s dhe kryesisht ato baltike për tëmbrojtur aleatët europianë nga manovrat ruse, siç ishte aneksimi i vitit 2014 igadishullit të Krimesë në Ukrainë.

"Po i tërheqim forcat nga Europa Qendrore, ngaGjermania, ku qëndrojnë që prej Luftës së Ftohtë. Atje do mbeten ende rreth 24mijë trupa që është prapë një numër i lartë. Aleatët tanë të rinj tashmëndodhen në kufirin lindor, në rajonin e Detit të Zi, në Poloni, në vendetbaltike."

Gjermania është nga partnerët ushtarakë dhe tregtarë më të rëndësishëmtë Uashingtonit.

Sipas shefit të Shtëpisë sën Bardhë, Berlini nuk po paguanpjesën që i takon për mbrojtjen, që për SHBA-në nënkupton shpenzimin mbi 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto për pajisje dhe për organizatën eAtlantikut Verior.

Gjermania aktualisht konsumon rreth 1,3 për qind të ekonomisëpër buxhetin e NATO-s, ndërsa për Uashingtonin në 20 vitet e fundit ky nivel lëvizmes 3 dhe 4,9 për qind të prodhimit kombëtar.

"SHBA-në e kanë shfrytëzuar prej 25 vitesh si në tregtiedhe në çështjet ushtarake. Ne mbrojmë Gjermaninë por ata nuk paguajnë faturat,kaq e thjeshtë është. Ata janë mbrapa, ndaj edhe po i tërheqim forcattona."

Kryetarët e katër landeve gjermane me prezencën më të madhetë trupave të huaja i kanë bërë thirrje Kongresit amerikan ta bllokojnëvendimin e presidentit Trump pasi e dobëson NATO-n në Europë dhe do të rritëmundësitë e agresionit rus në kontinent.