Eurozona, ekonomia tkurret me 12.1%, Eurostat publikon të dhënat për tremujorin II-të
Prodhimii brendshëm bruto i eurozonës ka regjistruar në tremujorin e dytë një rëniehistorike prej mbi 12 për qind si pasojë e masave kufizuese në transport,biznese dhe lëvizje të qytetarëve për shkak të koronavirusit.
Tremujori i dytë i vitit ka rezultuar mënegativi për ekonominë e eurozonës, e cila prej muajsh po përpiqet të mënjanojëpasojat e pandemisë së kovidit të ri.
Zyra e statistikave e Bashkimit Europianinformoi të premten se prodhimi i brendshëm kombëtar i 19 vendeve të unionitmonetar u tkurr me 12,1 për qind në muajin qershor nga tremujori i kaluar, ndërsabilanci i 27 vendeve anëtare ra me 11,9 për qind, rënie këto më të fortat nëhistorinë 25-vjeçare të eurozonës.
Nga viti në vit, ekonomitë që përdorin monedhëneuro dhe ato kryesore evropiane janë tkurrur përkatësisht me 15 dhe 14,4 përqind.
Mes vendeve anëtare, Spanja duket se i ka përjetuarmë rëndë efektet ekonomike të pandemisë së koronavirusit, me një rënie rekordgati 18,5 për qind në muajt prill-qershor, ndjekur nga fqinji tjetër Iberik,Portugalia, me 14,1 për qind, Franca 13,8, Italia 12,4, dhe Gjermania e cilahumbi 10,4 për qind të prodhimit të saj kombëtar.
Banka Qendrore Evropian pret që aktivitetiekonomik do i rikuperojë shpejt humbjet në tremujorin në vijim, falë edhefondit 750-miliardë euro të miratuar për daljen nga kriza.
Me optimizëm shihen edhe shifrat për papunësinënë BE, që qëndron aktualisht në nivelin 7,8%.
Periudha prill-qershor e këtij viti përkoi mekohën kur shumica e qeverive evropiane aplikuan masa të rrepta të karantinimit tëpopullatave për të ndalur përhapjen e virusit SARS-Cov-2.
Disa prej vendeve tani raportojnë rritje tëinfeksioneve pas heqjes së këtyre kufizimeve në lëvizje.
Autoritetet po përgatiten për rregulla mëstrikte të distancimit social për të evituar sa të munden goditjen nga vala edytë e pandemisë, por është paralajmëruar se nuk do të jetë më skenari ibllokimit thuajse total të ekonomive siç ndodhi në muajt e pranverës.
Një ditë më parë, edhe Shtetet e Bashkuara tëAmerikës njoftuan tkurrjen historike të ekonomisë, minus 32,9 për qind në termavjetorë, ndërkohë që në këto 19 javët e fundit rreth 54 milionë amerikanë janëlistuar si të papunë për shkak të krizës prej kovidit-19.