Republikanët kundër Trump, shtyrja e zgjedhjeve e papranueshme, presidenti pa mbështetje

Presidenti amerikanDonald Trump ka hasur në kundërshtinë e republikanëve pas sugjerimit të tij përshtyrje të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Republikanët argumentojnë sepretendimet e presidentit për manipulim të votës me postë nuk qëndrojnë, madjedemokratët e akuzuan se po kërkon të mbajë vetën në pushtet.

Njëditë pas deklaratës se presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë eshtyrjes së zgjedhjeve të nëntorit për shkak të pandemisë ka ardhur reagimi irepublikanëve, të cilët e kanë kundërshtuar ketë sugjerim.

Kryesuesii shumicës në Senat, Mitch McConnell, në të njëjtën linjë me liderin erepublikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, e kanë hedhur poshtëkëtë ide.

“Kurrënë historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nukjemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë.

Nedo ta gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë gjë më 3 nëntor të këtij viti”, kathënë McConnell. Ndërsa McCarthy është shprehur se SHBA duhet të vazhdojë meprocesin.

Ligjvënësidemokrat Dan Kildee shkruante në Twitter: "Njëpresident përhap gënjeshtra dhe propozon shtyrjen e zgjedhjeve për të mbajturveten në pushtet. Mos lejoni që kjo të ndodhë. "

NdërsaSenatori Tom Udall, gjithashtu demokrat, tha: "Nuk ka asnjë mundësi që Presidenti i SHBA të mund t’i shtyjëzgjedhjet. Ne nuk duhet ta lejojmë atë të na zhvendosë vemendjen nga paaftësiaqë tregoi me COVID-19".

Pakpasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve të 2020, Trump tha senuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindninprobleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

Megjithatë,datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nukparashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inaugurimit tëPresidentit më 20 janar 2021.

Nëgarën presidenciale përballë Trump qendron kandidati demokrat Joe Biden.