Humb jetën nga Covid-19 ish-kandidati për President

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për Presidentnë vitin 2012, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.

Z.Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi udiagnostikua në fillim të këtij muaji me covid-19.

Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij nëspital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në “Twitter” ai thoshte që mjekëtpo përpiqen  të sigurohen që niveli ioksigjenit të jetë i duhur.

“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.   

Gjatë një tubimi të mbajtur nga PresidentiDonald Trump në Tulsa, ai nuk kishte vendosur maskën dhe nuk ishte dukerespektuar distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.

Z. Cain është shtruar në spital më datën 1korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus.