Qiraxhiu i pret kokën me shpatë pronarit të shtëpisë pasi debatuan për qiranë
Victor King, 64 vjeç, u gjet i vdekur në kuzhinën eshtëpisë së tij në Hartford pasditen e së dielës, një ditë pasi ai kishteraportuar në polici se Jerry David Thompson, 42 vjeç, e kishte kërcënuar me armë.
King u shpreh në polici se Thompson nuk po paguantenë kohë qiranë e shtëpisë. Kur shkoi në shtëpi, Thompson nxorri shpatën e tijsamurai dhe e sulmoi atë.
Thompson u arrestua të hënën, duke u thënë policëvese ai është një qytetar sovran, mbi ligjin dhe nuk pranon të flasë me ta. Aikohët e fundit ishte zhvendosur në shtëpinë e King.
Ish-agjenti i sigurimeve, i dalë nëpension dhe lojtar i njohur i ‘bridge’, King, u gjet në shtëpinga policia me kokë të prerë dhe i mbuluar nga gjaku.
Miqtë e King kishin thirrur policinë pasi nuk poarrinin të komunikonin me të.
Thompson, i cili është dënuar edhe më parë për sulme dhe plaçkitje, është akuzuar për vrasje.

