Itali: Mateo Salvinit i hiqet imuniteti, i hapet rruga gjykimit penal

Senati italian i ka hapur rrugën gjykimitpenal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini, për çështjen e anijeshumanitare "Open Arms".

149 senatorë votuan të enjten, 30 korrik, për t'i hequr imunitetin parlamentar kryetarit të partisë "Lidhja".

Prokurorët e akuzojnë Salvinin se në gushtin evitit të kaluar pengoi për tri javë zbarkimin në portet vendëse të një anijejespanjolle me rreth 160 emigrantë të shpëtuar në detin Mesdhe.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ato të shpërdorimittë detyrës dhe ndalimit të paligjshëm të personave pa u konsultuar më parë mekabinetin qeverisës, por përpara ligjvënësve, Salvini i njohur për bindjetantiemigracion, u shpreh se ai mbrojti interesat e Italisë.

"Kjo anije pirate i mori emigrantët në ujërat e Libisë më 1 gusht 2019, dhe më 2 gusht mblodhi të tjerë emigrantë në ujërat e Maltës. Mjeti ka të drejtën të transportojë 19 veta në bord dhe në fund përfundoi me më shumë 150 të tillë. Nëse dikush ka kryer krim dhe ka vënë në rrezik jetët e njerëzve, ai dikush është komandanti i anijes, jo ministri që mbrojti vendin e tij."

Në javët e fundit, qindra emigrantë kanëkaluar Mesdheun me barka të vogla duke zbarkuar në ishujt jugorë të Italisë,disa prej tyre duke rezultuar edhe bartës të koronavirusit.

Për ish-ministrin italian, votimi i Senatitkundër tij është një qëndrim politik, pretendim që e ndanë të enjten edheish-kryeministri Silvio Berluskoni dhe nacionalistët e partisë "Vëllezërite Italisë".

Tashmë i takon gjykatave të vendosin a do endjekin penalisht çështjen ndaj Salvinit.

Nëse ai shpallet fajtor rrezikon deri 15 viteburg, ndërkohë që në muajin tetor në Siçili do paraqitet në një seancë tjetër përtë dhënë variantin e tij sërish në lidhje me emigrantët.

Në sondazhet e fundit, partia"Lidhja" e Salvinit mbetet më e përkrahura nga qytetarët me 23 përqind, ndjekur nga dy partitë e koalicionit qeverisës demokratët me 20 për qinddhe "Lëvizja 5 Yjet" 1 për qind më pak.