Sugjerimi i presidentit të Filipineve: I dezinfektoni me benzinë maskat e Covid-19

Një sugjerim i pazakontë ka ardhur nga presidenti i Filipineve, RodrigoDuterte, i cili u shpreh se maskat duhen dezinfektuar me benzinë.

Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë të në Filipine e korrigjuan me shpejtësi deklaratën e presidentit.

Duterte sugjeroi substancën e ndezshme si një zëvendësues të përshtatshëmpër pastrimin e furnizimeve gjatë një fjalimi të martën (28 korrik).

"Në fund të ditës,varni maskën diku dhe spërkateni me Lysol nëse mund ta përballoni atë. Përnjerëzit që nuk kanë, ta zhysin në benzinë ​​ose naftë dhe COVID-it më nuk dotë ketë shans. Thjesht gjeni benzinë dhe zhytni dorën me maskën në të,” - tha presidenti.

Të mërkurën, Sekretari i Departamentit të Shëndetit të vendit MariaRosario Vergeire sugjeroi që Duterte po bënte shaka dhe se banorët nuk duhett’i marrin seriozisht këshillat.

“Ju e dini se si fletpresidenti. Ndoshta një nga shakatë e tij, veçanërisht rreth benzinës. Maskat e rrobave duhet të lahen çdo ditë,pas çdo përdorimi. Ajo duhet të lahet dhe të thahet nën diell " - utha Vergeire gazetarëve gjatë një konferencë lajmesh në internet.