Covid-19 shtyn zgjedhjet në Hong-Kong, procesi elektoral i 6 shtatorit shtyhet prej rrezikut të pandemisë

Hong-Kongusi shumë vende të tjera të botës ka vendosur të shtyjë zgjedhjet përlegjislativin me një vit për shkak të pandemisë. Opozita atje thotë se ky ështëshkak i rremë sepse qeveria nuk do që të ndeshet me votën kundër të qytetarëve.

Shtimi i të prekurve me koronavirus në javët efundit shtyu të premten qeverinë e Hong-Kongut të pezullojë me një vitzgjedhjet e përgjithshme.

Keri Lem, guvernatorja e rajonit gjysmë-autonomkinez, deklaroi se vendimi merret në interes të 7 milionë e gjysmë qytetarëve tësaj, kur dihet se sëmundja deri tani ka infektuar 3,200 persona dhe bilanci savjen e rëndohet me më shumë se 100 pacientë të rinj çdo ditë.

Sipas politikanëve që përkrahin Pekinin,qendrat e votimit mund të shërbejnë si vatra për përhapjen e kovidit, ndërsakritikët e shohin shtyrjen e zgjedhjeve si pretekst që njerëzit të mos shprehinbindjet e tyre antiqeveritare veçanërisht në këtë periudhë.

Përpara procesit të 6 shtatorit, autoritetetnjë ditë më parë skualifikuan nga gara mbi 12 kandidatë opozitarë, me arsyet sekishin komplotuar me shtetet e huaja dhe ishin kundër ligjit të miratuar mespolemikave për sigurinë e Hong-Kongut.

Xhoshua Uong, një nga aktivistët më të njohurpër të drejtat dhe demokracinë në qytetin gjysmautonom, i quan këto pretendimemashtrime elektorale skandaloze.

"Zërintonë e lëshuam qartë dhe fort për botën në raundin paraprak të zgjedhjeve. Nejemi për lirinë dhe të drejtat që parasheh Deklarata e Përbashkët dhe LigjiThemelor. Duke më përjashtuar mua nga gara nuk ndalet kauza jonë për demokraci,edhe pse kjo qeveri shumë shpejt mund t'i shpallë aspiratat demokratike tëpaligjshme, me ligj."

Këshilli Legjislativ i Hong-Kongut përbëhetnga 70 deputetë, gjysma prej të cilëve zgjidhen nga publiku dhe gjysma tjetërnga grupet e interesit, kryesisht bizneset, dhe këshillat rajonalë.

Opozita në Hong-Kong tregon se me ligjinaktual, zgjedhjet në qytetin kinez mund të shtyhen vetëm me 14 ditë dhe çdovonesë tjetër do të krijonte një krizë kushtetuese.

Për Kinën, procesi zgjedhor është një problematikee brendshme për të cilën nuk do ndërhyjë.

27 persona kanë humbur jetën prejkoronavirusit në Hong-Kong, ndërsa rajoni tani shprehet se po përjeton një valëtë tretë të pandemisë, pas atyre të janarit dhe marsit të sivjetshëm.

Vatrat e fundit të infeksionit mendohet se janëprovokuar nga lehtësimi i rregullave të karantinës dhe të distancimit socialdhe tubimet në rastet e protestave antiqeveritare.