Rekord infeksionesh në Australi, vatra azilet e të moshuarve
Pandemia e Covidit kaprekur deri tani 17 milionë njerëz në të gjithë botën, me vatra më tërrezikuara SHBA-të dhe Amerika Jugore. Por rekorde të reja po shënohen edhe nëkontinentin e largët të Australisë.
Australia ka regjistruar ditën më të zezë që nga fillimi ipandemisë së koronavirusit, duke raportuar të enjten 13 viktima dhe më shumë se700 të prekur nga infeksioni vdekjeprurës.
Në shtetin e Viktorias, qeveria urdhëroi të gjithë banorët tëmbajnë maska edhe në mjediset e hapura.
Megjithëse kryeqyteti është izoluar prej tri javësh,autoritetet thanë se karantinimi i popullatës nuk po funksionon si duhet, ndajedhe qytetarëve u është bërë thirrje të testohen sa më shpejt nëse shfaqinsimptoma të kovidit të ri.
7 mijë raste janë njoftuar vetëm nga muaji qershor kur mësohetse nisi vala e dytë e infeksionit, kur i gjithë vendi deri tani shënon njëtotal prej 16 mijë të infektuarish dhe 189 jetë të humbura.
Situatë më e rënduar paraqitet për moshat e mëdha që jetojnënë azile apo qendra kujdestarie.
Personeli ushtarak është shpërndarë në këto vatra kovidi përtë dhënë ndihmën e tyre.
"Ata po neglizhohen dhe kjo është për të ardhur keq. Qëndrojnëtë mbyllur në dhomë prej tre javësh. Duhet t'i nxjerrin në një vend të sigurt,t'i dërgojnë në spital. Njerëzit po vdesin," tregon vajza e një banoreje nënjë banesë për të moshuarit në Melburn.
Ndërkohë, anembanë botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikësvijojnë të shënojnë rekorde të reja për përmasat e pandemisë, me 4,4 milionë tëinfektuar dhe më shumë se 150 mijë jetë të humbura, 10 mijë vetëm në 11 ditët efundit.
Rekorde të larta ditore u regjistruan edhe në kontinentin eAmerikës Jugore me 69 mijë raste të reja të prekura me kovidin e ri dhe gati1.600 viktima në 24 orë.
Në Azi, Kina raportoi 105 raste të reja brenda ditës, 96prej tyre vetëm në rajonin autonom të ujgurëve, në Shinxhiang, por asnjë rastvdekjeje, ndërkohë që në Hong-Kong, guvernatorja e qytetit udhëzoi banorët të qëndrojnësa më gjatë në banesa për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor dhepasojat në jetë njerëzish.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi Europën njëditë më parë se moshat e reja mes 20 dhe 39 vjeç po ndihmojnë shpërthimin evatrave të reja në kontinent me moskujdesin për distancat fizike dhemoskufizimin e kontakteve me të tjerët në këtë sezon pushimesh.