Tre javë protesta në Bullgari kundër qeverisë, akuza për korrupsion e lidhje me mafien
Bullgaria prej tri javëshpërjeton protesta kundër korrupsionit qeveritar, ngecjes së reformës në drejtësidhe autoritarizmit. Kryeministri Bojko Borisov këmbëngul se ai nuk do e japëdorëheqjen për t'i kursyer vendit kaosin politik në këtë kohë pandemie.
Mijëra qytetarë bullgarë vazhdojnë të protestojnë paqësishtpër të tretën javë radhazi kundër qeverisë me bindjen se nuk kanë për t'undalur pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Në objektivin e demonstratave antiqeveritare qëndronlargimit i kryeministrit, Bojko Borisov, dhe i kryeprokurorit të vendit, tëakuzuar se nuk po veprojnë për të frenuar korrupsionin në vend.
Disa arterie rrugore të kryeqytetit Sofje u bllokuan të mërkurënduke penguar trafikun, teksa demonstruesit u frynin bilbilave dhe goditnin objektemetalike për të tërhequr vëmendjen.
Me parullat që shkruanin "dorëheqje" apo"Borisov, je turpi i vendit", pjesëmarrësit e shpërfillën urdhrin eautoriteteve kundër tubimeve në këtë periudhë pandemie të kovidit të ri.
Sipas protestuesve, qeveria është përgjegjëse për bllokimine reformës në drejtësi, për mosluftimin e korrupsionit, për shkeljen e lirisë sëfjalës dhe për lidhjet me grupet kriminale.
Kauzës së tyre iu bashkuan edhe grupe të ardhurish ngarrethinat e Bullgarisë, të cilëve iu kërkua të marrin me vete tenda, jorganë,ujë dhe ushqime në rast se protesta do të zgjatë.
Protestat u nxitën tri javë më parë kur kryeprokurori ivendit urdhëroi bastisjen e selisë presidenciale, ku kreu i shtetit, RumenRadev, mban qëndrime kritike ndaj qeverisë.
Ato vazhduan edhe pasi kryeministri Borisov ndërroi katërministrat e vet për të zbutur disi tensionet, por zbulimi i politikave nëinteres të oligarkëve acaroi sërish opinionin publik.
Presidenti Radev i ka mbështetur thirrjet e protestuesve përlargimin e 61-vjeçarit Borisov.
Ky i fundit qëndron në pushtet prej vitit 2009 dhe pritet tapërfundojë mandatin e tretë marsin që vjen, ndërsa i ka refuzuar apelet për dorëheqjepër të ruajtur vendin nga kaosi politik në këtë kohë krize epidemike.
Javën e kaluar, qeveria bullgare i mbijetoi një mocioni tëpestë mosbesimi të ngritur nga opozita për shkak të korrupsionit masiv.
Sipas organizatës për Transparencë Ndërkombëtare, perceptimipër korrupsionin në Bullgari mbetet më i larti ndër vendet e BE-së 13 vite pasivendi iu bashkua familjes europiane.