Covid-19 në Kosovë, 4 viktima dhe 194 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 15:36
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar194 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë testuar 449 mostra.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusika arritur në 194, me katër viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, 138 pacientë janë shëruar, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 4,267.
Kosova i ka regjistruar rastet e para mekoronavirus më 13 mars dhe, që atëherë, ka konfirmuar në total 7,846 rastepozitive.