COVID-19 në Kosovë: Mbi 400 në spital, 7 viktima në 24 orë

Kosova shënon sërish një numër të lartë të infektuarish nëraport me testimet e kryera.

Në 24 orët e fundit u morën 401 tampone prej të cilave 239 raste rezultuan pozitivë.

Ndërkohë mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Njëzetekatër nga ta janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Gjithsej në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisëjanë infektuar 7,652 persona.

Gjithashtu i lartë mbetet dhe numri i viktimave në 24 orë kukëtë të martë u raportua për 7 pacientë të cilët humbën jetën.

Në total, 192 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

IKSHPK-ja po ashtu tha se të martën janë shëruar 102 pacientë,me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në4,129.

Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,331 raste.